spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:31
HomeKosovaDrejtësiaWesley Clark nesër nis dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë

Wesley Clark nesër nis dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, javën që po hyjmë janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore.

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark ishte planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor. Mirëpo, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është marrë vendim që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit (nesër), duke filluar nga ora 12:00.

- Advertisement -

Dëshmia e gjeneralit Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025, dhe do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Thaçit.

Pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes.

- Advertisement -

Seanca shtesë e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John SteWart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

DhSK-ja kishte bërë të ditur ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat