spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
04:39
HomeTeknologjiWhatsApp nuk do punoj në një numër telefonash nga 1 janari 2025

WhatsApp nuk do punoj në një numër telefonash nga 1 janari 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Meta ka vendosur t’i japë fund mbështetjes për WhatsApp në telefonat e vjetër Android.

Pajisjet më shumë se 10 vjet të vjetra janë ende duke përdorur sistemin Android KitKat.

- Advertisement -

Celularët që ende funksionojnë në atë version ose më të vjetër, nuk do të kenë më qasje në WhatsApp duke filluar nga 1 janari 2025.

Arsyeja e mbështetjes së ndërprerë janë veçoritë dhe funksionalitetet në zhvillim të WhatsApp.

- Advertisement -

Meta po kërkon të zbatojë veçori më të kërkuara, funksionalitete të AI, etj., duke kërkuar pajisje më moderne.

Lista e telefonave që do t’u mbaroj mbështetja:

Samsung: Galaxy S3, Galaxy Note 2, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini
Motorola: Moto G (Gjenerata e parë), Razr HD, Moto E 2014
HTC: One X, One X+, Desire 500, Desire 601
LG: Optimus G, Nexus 4, G2 Mini, L90
Sony: Xperia Z, Xperia SP, Xperia T, Xperia V

Meta njoftoi diçka të ngjashme për iPhone disa muaj më parë, duke i dhënë fund mbështetjes për iPhone që funksionojnë në iOS më të vjetër se versioni 15.1.

Megjithatë, kompania do të ruajë mbështetjen për këto aparate deri në maj 2025.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat