spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:01
HomeEx-BRSSInvazioniWitkoff arrin në Moskë, Rusia thotë se është gati për marrëveshje me...

Witkoff arrin në Moskë, Rusia thotë se është gati për marrëveshje me SHBA-në për Ukrainën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i jashtëm rus Lavrov ka thënë se Kremlini është “gati të arrijë një marrëveshje” me SHBA-në për Ukrainën.

“Ka elemente…të cilat duhet të rregullohen mirë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Këto komente vijnë pak orë para arritjes në Rusi të dërguarit special të presidentit amerikan.

Witkoff pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

- Advertisement -

Ky takim po ndodh në kohën kur Ukraina po përballet me një fushatë të ashpër sulmesh, nga të cilat ka pasur numër të madh të viktimave civile.

Në intervistën dhënë për televizionin CBC, Lavror është sfiduar për sulmet me raketa të kësaj jave në Kiev, të cilat lanë 12 të vdekur.

Lavrov këmbënguli se Rusia “shënjestron vetëm qëllimet ushtarake ose vendet civile të përdorura nga ushtria”.

Të hënën, Vladimir Putin sinjalizoi se ishte i hapur për bisedime me udhëheqësin ukrainas Volodymyr
Zelensky për herë të parë që nga fazat e hershme të luftës.

Duke folur për televizionin shtetëror rus, Putin tha se Rusia “gjithmonë e ka parë pozitivisht çdo iniciativë paqeje. Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndihen në të njëjtën mënyrë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat