WASHINGTON / BEIRUT / TEHERAN (storm-rks.com) — Sot, më 5 mars 2026, lufta globale ka hyrë në një fazë të re të “shkatërrimit total”. Washington Post (WP) raporton se ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër emergjent evakuimi për të gjithë lagjen Dahiyeh në Bejrut, ku jetojnë afro gjysmë milioni njerëz. Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, deklaroi hapur: “Dahiyeh do të duket si Khan Younis”, duke paralajmëruar rrafshimin e bastionit të Hezbollahut.
Goditja Historike në Det Në një zhvillim që do të mbetet në analet e historisë ushtarake, nëndetëset e SHBA-së kanë fundosur fregatën iraniane IRIS Dena në Oqeanin Indian. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi se kjo shënon herën e parë që një nëndetëse amerikane përdor silurë në combat që nga Lufta e Dytë Botërore. Autoritetet e Sri Lankës raportuan se kanë nxjerrë 87 trupa të pajetë nga vendi i ngjarjes.
Përshkallëzimi Rajonal: Azerbajxhani dhe Turqia në Alarmi Konflikti po tërheq me shpejtësi aktorë të tjerë:
-
Azerbajxhani: Ministria e Jashtme raportoi se dy dronë iranianë kanë rënë brenda territorit të tyre.
- Advertisement - -
Turqia dhe NATO: Një raketë balistike iraniane u rrëzua nga mbrojtja ajrore e NATO-s mbi Turqi, duke rritur frikën për një sulm direkt ndaj një anëtari të aleancës.
Analiza e iLC/Storm•: Përderisa Senati amerikan mbrëmë votoi pro vazhdimit të sulmeve të Trumpit, lidershipi civil në Evropë po alarmon për “përgatitje lufte”. Ministri Sikorski theksoi se faturat e mbrojtjes do të jenë marramendëse, ndërsa vëmendja e SHBA-së është zhvendosur plotësisht drejt Teheranit. Instituti për Lidership Civil (ILC) vlerëson se për Kosovën, rreziku i “masave asimetrike” ruse po rritet në Veri, ndërsa bota është e magjepsur nga flakët që po gllabërojnë Bejrutin dhe Teheranin.



