spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:49
HomeSportXhaka mund të transferohet në Real Madrid

Xhaka mund të transferohet në Real Madrid

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ekspertët e futbollit Marco Streller dhe Marcel Reif, kanë ndezur thashethemet për një kalim të mundshëm të Granit Xhaka te Real Madridi.

Sipas tyre, suksesi në ekipin gjerman e bënë shumë të nevojshëm një kalibër të tillë për ekipin spanjoll.

- Advertisement -

“Ai është shefi në fushë. Ai stërvit – ndërkohë që ka topin – ndonjëherë edhe të tjerët”, tha Streller, për mediumin bluewin.

Kurse eksperti tjetër Reif shtoi: “Kjo është ajo që ju i quani cilësitë e lidershipit, kur dikush udhëheq rrugën dhe nuk i shmanget një dueli. Xhaka është ai lloj lideri që nuk mund të kërkoni më mirë”.

- Advertisement -

“Me shfaqje të tilla, nuk do të ishte befasuese nëse karriera e Xhakës do të vazhdonte në një nivel evropian pas Leverkusenit”, beson Streller.

“Sinqerisht, nuk e di nëse ky ishte ndalesa e tij e fundit jashtë vendit. Imagjinoni mirë që nëse Xabi Alonso shkon në Real Madrid dhe Modriç largohet, mund të ndodhë papritmas. Mund të jetë kështu. Alonso e di se Graniti ishte një pjesë vendimtare e enigmës për suksesin në Leverkusen”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat