spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
11:52
HomeSportXhaka nuk dëshiron të luaj kundër Kosovës

Xhaka nuk dëshiron të luaj kundër Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës prej nga është.

Zvicra do ta presë Kosovën më 5 shtator të këtij viti në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Botërorit 2026.

- Advertisement -

Ndeshja e kthimit do të luhet më 18 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Në muajin dhjetor në Cyrih është hedhur shorti për grupet kualifikuese të kualifikueseve evropiane për Botërorin 2026, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026.

- Advertisement -

Grupi “B” do të luajë kështu favoritët Zvicrën, si dhe Suedinë, Slloveninë dhe Kosovën.

“Nuk më pëlqeu vërtet ky barazim, por jam mjaft profesionist që të jap maksimumin për 90 minuta”, ka thënë Xhaka në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.

Ai tregon se përveç Kosovës, ka dashur të shmangë edhe ndeshjen kundër Serbisë dhe Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit.

“Zgjodha Zvicrën dhe nuk jam penduar. Unë e vesh këtë fanellë me shumë krenari. Përndryshe nuk do të kisha luajtur 135 ndeshje për kombëtaren”, tha Xhaka, rekordmeni i më shumë paraqitjeve për Zvicrën.

Kosova dhe Zvicra kanë luajtur tre ndeshje në periudhën e kaluar, dy kualifikuese për EURO 2024 dhe një miqësore.

Xhaka luajti në të tria ndeshjet, ndërsa mediat në Zvicër e kritikuan se nuk dha maksimumin në ndeshjen ndaj bashkatdhetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat