E ardhmja e Granit Xhakës te Leverkusen është në dyshim.
Pas dy sezonesh te “aspirinat”, mesfushori shqiptar mund të ndërroj mjedis.
Së fundmi janë shtuar zërat për një largim të mundshëm, duke patur parasysh edhe faktin që trajneri Xabi Alonso ka kaluar te Real Madrid.
Hipotezën e një “divorci” të mundshëm e ka hedhur së fundmi Blick.
Në dy sezone te Leverkusen, Granit Xhaka ka dhënë kontribut të çmuar.
Destinacionet e mundshme për lojtarin janë të shumta, teksa pëlqehet nga disa skuadra.
Xhaka, pavarësisht një kontrate që zgjat deri në vitin 2028, po shqyrton alternativat për të ardhmen.