spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:18
HomeKulturëXhamia Ballijes në Elbasan, pjesë e pesë objekteve më të bukura të...

Xhamia Ballijes në Elbasan, pjesë e pesë objekteve më të bukura të kultit në botë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Xhamia Ballijes në Elbasan është një arritje e jashtëzakonshme për arkitekturën shqiptare dhe një përfaqësuese dinjitoze e fushës së arkitekturës fetare në Shqipëri.

Përzgjedhja e saj si një nga 5 objektet më të bukura të kultit në botë dhe arritja në finalen e çmimit prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily është një moment krenarie dhe një njohje ndërkombëtare për qytetin e Elbasanit dhe për arkitekturën shqiptare në përgjithësi.

- Advertisement -

foto galeri

Xhamia Ballijes shquhet për një dizajn inovativ që kombinon mjeshtërisht traditën islame me elemente moderne, duke krijuar një hapësirë unike dhe frymëzuese për besimtarët dhe vizitorët.

- Advertisement -

Arkitektura e saj përfaqëson një qasje të re dhe të avancuar në ndërtimin e objekteve të kultit, duke ruajtur identitetin dhe vlerat kulturore, por edhe duke u përshtatur me kërkesat dhe estetikën bashkëkohore.

Kjo harmoni mes traditës dhe modernitetit është një tregues i forcës krijuese dhe aftësisë për të krijuar hapësira që bashkojnë funksionalitetin dhe bukurinë, raporton balkanweb.

foto galeri

Ky nominim është një tjetër hap i rëndësishëm për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të arkitekturës dhe një dëshmi e vlerësimit të rritjes së arkitekturës shqiptare.

Me këtë vlerësim, Elbasani dhe Shqipëria bëhen pjesë e hartës globale të arkitekturës fetare, duke treguar se vepra të tilla nuk janë vetëm një shembull i artit dhe kulturës, por edhe një mundësi për të promovuar më shumë turizmin dhe vlerat historike dhe kulturore të vendit.

Xhamia e Ballijes është një ndër objektet më të lashta në Elbasan e cila u ndërtua nga Hasan Balliu në vitin 1608 në qendër të qytetit të Elbasanit.

foto galeri

Regjimi komunist në 1967 urdhëroi prishjen e saj. Ballies ka qenë simboli i Elbasanit nga më të bukurat dhe të vjetrat. Është quajtur ndryshe xhamia blu për bukurinë dhe madhështinë që ka pasur.

Pas shumë vitesh xhamia Ballijes u ringrit shumë më madhështore se e vjetra në qendër të qytetit të Elbasanit dhe është kthyer në identitet.

Elementi më tërheqës i xhamisë së shkatërruar në kohën e sundimit komunist ishte minarja që konkurronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ origjinal të saj.

foto galeri

Sot xhamia e rindërtuar ka të përshtatur klasiken dhe modernen. Ka salla për abdesë, për faljen e grave dhe ambient për faljen e burrave.

Kapaciteti 1500 besimtarë vetëm brenda po ka dhe hapësirë jashtë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat