Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka cilësuar situatën aktuale si “të rëndë për Republikën” dhe skajshmërisht të dëmshme për interesat e qytetarëve.
Haliti ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ata refuzuan çdo marrëveshje me opozitën sepse synimi i tyre i vetëm ishte kapja e plotë e çdo pozite shtetërore.
Sipas tij, VV-ja dështoi qëllimisht si me 42%, ashtu edhe me 51% të votave, pasi sipas deputetit, dështimi institucional është pjesë e “misionit” të tyre politik për të mbajtur vendin në tension.
Në fund të mesazhit të tij, Haliti u bëri thirrje qytetarëve që në procesin e ri zgjedhor t’i japin fund kësaj politike, të cilën ai e konsideron si rrezikun kryesor për stabilitetin e Kosovës.



