Edona në një bisedë me Xhenetën e ka pyetur atë se a ka pasur me të vërtetë ndjenja për Gjestin apo ka qenë thjeshtë një lojë.
Xheneta i tha se nuk ka qenë lojë, por sipas saj ka pasur frikë se mos po shfrytëzohet nga ai për lojë, ndërkaq e shprehu edhe mungesën që ndjen ndaj tij dhe mërzinë.
“Jo Edonë, është problemi që ti e din kur je këtu brenda nganjeherë mendon që dikush po do me të shfrytëzu edhe tutesh, unë e kam majt tepër shume vetën, edhe as s’ja kam ditë as rëndësinë as vlerën nashta seneve, kur i kam pas afër meje, edhe jetën e përditshme ndodh, por këtu jam tut që ai po aktron edhe po do mu me m’qitë mu keq, se më provokojke e sene , por në momentin që ai dul unë mo veç shpërtheva nuk e disha as çka po ndodh me mu edhe realisht jam mërzit shumë edhe po më mungon shumë po çka me bë”, u shpreh Xheneta.
“Është parë që të ka dashtë shumë nga jashtë”, i tha Edona, Xhenetës.
Xheneta tha se gjithmonë ka dashur që rrugëtimin e fundit ta kenë bashkë, ndërsa u shpreh e bindur se ai ka pasur kapacitetin të largoj shumë banorë nga shtëpia.
“Herën e fundit kur doli Gjesti mua mu prejtën këmbët, sikur me dal një gjysmë krahu, une e disha që ai mundet do banorë me i qitë jashtë unë do edhe prap fundin e kemi bashke. Unë i thojsha më mirë mos ju afro personit në fjalë se ti mundesh me qitë jashtë. Se Gjesti nëse nuk ka pasur strategji,ai ka ditë me të acaru me të qitë nga kontrolli që me të qitë jashtë, me të prek në pika të dobëta ai u kanë ‘nana’ me ti ditë pikat e dobëta. Mua nuk më konvenojke kur ai u bëjke mirë me banorë, ti lufto unë knej ti knej edhe në fund jemi bashkë. Pak më vjen inat që nuk doli si kam mendu se e kam menduar fundin bashkë e jo ndaras”, u shpreh Xheneta ndër të tjera.



