Edhe javën e kaluar publiku e priti hyrjen e Xhenetës në Big Brother Vip Albania, por një gjë e tillë nuk ndodhi as këtë herë, shkruan Storm.
Por, Xheneta para spektaklit ka qenë shumë afër vendit ku qëndron Gjesti, me të cilin kishte një lidhje të shkurtë gjatë spektaklit në Kosovë.
Një informacion të tillë e ka bërë të ditur ish-banorja e edicionit të kaluar, Ledjona Xheladini.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se Xheneta ishte në Top Channel, por ende nuk është dhënë asnjë informacion se çka është biseduar aty.



