spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
06:23
HomeKulturëShowBizXheneta insiston të di për Gjestin, Dini jep një përgjigje epike

Xheneta insiston të di për Gjestin, Dini jep një përgjigje epike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Xheneta ka kërkuar disa herë nga produksioni dhe Dini që të marr më shumë informacione për Gjestin.

Mirëpo, një informatë të tillë ka refuzuar Dini, t’ia ofrojë Xhenetës.

- Advertisement -

“E din që informacionet nga jashtë nuk lejohen të jepen brenda. Mund vetëm të them që Gjesti është shumë mirë, më beso për këtë”, i tha Dini, duke e mbyllur këtë diskutim.

Ndërkohë, në emisionin e sotëm pashmangshëm s’ka mundur të mos diskutohej për ish-banorin e Big Brother Kosova.

- Advertisement -

Alaudin Hamiti, është shprehur që janë të lumtur që Gjesti është bërë pjesë e Big Brother të Shqipërisë.

Ai thotë se nuk do të tentojnë që të ndërpresin rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili sipas tij, është kthyer në fenomen.

“Në fakt faleminderit për shikueshmërinë e jashtëzakonshme të këtij Big Brotheri, sidomos të Prime të shkuar. Ne jemi shumë të lumtur që një produkt i Kosovës i Big Brother të Kosovës është vendosur fuqishëm në Big Brother të Shqipërisë, si asnjë personazh më parë. Në asnjë mënyrë nuk do tentojmë të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili është kthyer në fenomen, suksese Gjesti, misioni vazhdon”, u shpreh Dini.

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, u shpreh se Gjesti do të thyej çdo rekord.

“Mendoj që Gjesti ka thyer dhe do të thyej çdo rekord se t’i mbaj dy Big Brother rresht uroj t’i mbajë nervat dhe energjitë e të vazhdoj deri në fund. Uroj shumë”, u shpreh Olta.

Milaim Zeka tha se Gjesti gjithmonë do të mbes si lojtar i Big Brother VIP Kosova.

“Njeriu aty ku krijohet, a e ke vërejtur se gjatë gjithë bisedave që bëhen dhe na bëjnë shumë reklamë Bigut të Kosovës. Gjesti do të mbes gjithmonë si lojtar i Big Brother VIP Kosova”, tha Zeka.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat