spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
22:24
HomeKulturëShowBizXheneta merr vendimin e papritur

Xheneta merr vendimin e papritur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu, gjatë qëndrimit në shtëpi, ka qenë shumë e lidhur me Gjestin.

Me daljen e këtij të fundit, Xheneta tregoi një anë tjetër të ndjeshme.

- Advertisement -

Nga një vajzë rebele, ajo shfaqi ndjenja dashurie për Gjestin, të cilin e kërkoi vazhdimisht e në anën tjetër produksioni gjatë gjithë kohës ia mbajti të fshehtë lajmin për hyrjen e tij në Big Brother Vip Albania.

Pas mbylljes së spektaklit në Kosovë, Xheneta dha shenja për vazhdimin e pëlqimit për Gjestin, por ditëve të fundit duket se gjërat kanë ndryshuar, shkruan Storm.

- Advertisement -

Kjo të paktën vërehet në llogarinë e saj në Instagram.

Në ditët e para të përfundimit të BBVK-së, Xheneta kishte disa foto me Gjestin, por tani ato më nuk ekzistojnë aty.

Por e njëjta vazhdon të ndjekë llogarinë e Gjestit në Instagram.

Mbetet të shihet nëse kjo është një lojë e Xhenetës për të mbajtur vëmendjen tek ajo apo e ka kuptuar se Gjesti nuk ka më ndjenja për të.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat