“Vëllai i Madh”, ka vendosur ta dërgoj Xhenetën automatikisht në nominim.
Krejt kjo për shkak të gjuhës ofenduese dhe veprimeve (dëmtimi i gjësendeve personale të banorëve), brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.
- Advertisement -
Ky nominim vlen për banoren, në rast se shpëton sonte nga nominimi mes saj dhe Drenushës, të cilat i dërgoi Gresa përmes avantazhit të saj si kapitene e javës.



