spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:04
HomeKulturëXhubleta shqiptare në Javën e Modës në Milano

Xhubleta shqiptare në Javën e Modës në Milano

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Javën e Modës Milano, sot prezantohet një koleksion kushtuar xhubletës shqiptare, i realizuar nga Moralda Durra dhe i titulluar “Një mijë e një fije”.

Ky koleksion është një homazh bashkëkohor për xhubletën, veshjen më të hershme shqiptare që sjell në kujtesë fillesat e trashëgimisë sonë kulturore.

- Advertisement -

Kështu, xhubleta shqiptare prezantohet sot në sfilatën e organizuar në hotelin Four Seasons, të Milanos.

Koleksioni me titull “Një mijë e një fije” ishte fituesi i çmimit të parë në Muza Competition 2025, e organizuar në muajin korrik, projekt i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

- Advertisement -

Koleksioni i Moralda Durrës është i ndërtuar kryesisht me shajak të zi, një lloj stofi prej leshi, dhe e zbukuruar me gajtanë (kordonë të hollë) të bërë me fije leshi të zi. Ky koleksion riinterpreton thelbin e xhubletës përmes një lenteje të papërpunuar, moderne dhe konceptuale. Në vizionin e stilistes, çdo fije e këtij koleksioni lidh gratë e shoqërisë së hershme shqiptare me ato bashkëkohore.

Xhubleta shqiptare u shpall në vitin 2022, trashëgimi kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat