Zafir Berisha e ka bërë publike ndarjen e tij nga Nisma Socialdemokrate.
Berisha në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se nga sot, aktivitetin e tij politik së bashku me bashkëpunëtorë do ta rikthej në Bashkimin Demokratik në Prizren.
Ndërsa NISMA-s i ka dëshiruar suksese.
“Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpunëtorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK në Prizren, ndërsa Nisma-s i dëshiroj suksese”, ka shkruar Berisha.



