spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
14:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Zafir Berisha në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së

Zafir Berisha në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zafir Berisha ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së. Ai tha se po hyn në këtë garë për të luftuar atë që e cilëson si “të keqen” që ka kapluar vendin.

Ai thekson se me Ramush Haradinajn e lidh e kaluara për lirinë dhe përgjegjësia ndaj vendit, duke e parë rreshtimin e tij politik si vazhdimësi të përpjekjeve për Kosovën.

- Advertisement -

“Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime”, shkroi mes tjerash Berisha në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar miq, bashkëpunëtor nga BDP dhe qytetarë të respektuar,

Në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyj me motivin që të jap kontributin tim me gjithë mundësitë që kam, për të luftuar të keqen që e ka kapluar Kosovën, sektin politik të Albinit, i cili e ka çorientuar shtetin dhe ka mashtruar qytetarët me premtime boshe.

Me Ramush Haradinajn na lidh e kaluara për liri, por edhe përgjegjësia që kemi ndaj vendit nga i cili nuk heqim dorë.

Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime.

E di që kam shumë miq e bashkëpunëtor që kanë pritur të jap kontributin tim krah Bedri Hamzës. Por dua t’ju them hapur, Bedriu në këtë garë është vetëm një kandidat kukull në duarët e “pionerëve” pa libreza të PDK, i thirrur vetëm për me mbajt stafeta me recitue vjersha të shkruara nga “kullerat” e njëjtë që e përdorën më 9 shkurt të cilët duan ta përdorin sërish më 28 dhjetor dhe për ta hedhur pastaj si të papërdorshëm dhe pa asnjë vlerë.

Unë nuk kam mund të jam pjesë e asaj loje.

Unë jam në këtë betejë politike për Kosovën, jo për skenarë të dështuar dhe jo për figurina politike që tunden sipas interesit të dikujt tjetër.

Zafa

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat