Mbrëmjen e djeshme në orët e vona të natës në shtëpi ka ardhur një zarf i zi.
Danja ishte ajo që e mori nga dhoma e rrëfimit dhe shpjegon se zarfi nuk duhet të hapet deri në prime-n e radhës dhe se është pasojë e sjelljeve të pahijshme dhe fjalorit të pahijshëm.
Deri më tani banorët mendojnë se zarfi mudn të jetë për G Banin dhe Klajdin, pas debatit të tyre të ashpër dhe fjalorit vulgar, por kjo mbetet për t’u zbuluar, pasi ndoshta në shtëpi mund të jenë thënë fjalë ose vpera që banorët nuk i kanë dëgjuar dhe parë.



