Vëllai i Madh ka sjellë në shtëpi një Zarf të zi.
Ai këtë herë është për Gjestin, pasi kishte tentuar të kalonte murin rrethues të shtëpisë.
Më pas produksioni e ktheu brenda shtëpisë.
Vendimi për të do të publikohet në spektaklin e së shtunës.
Ndërkohë, Gjesti tha se kishte pasur një moment të vështirë dhe se kishte presion nga dy persona, por nuk tregoi se kush janë ata.
Ai kërkoi falje për veprimin, ndërsa banorët u solidarizuan me të.



