Është hapur më në fund zarfi i zi, i cili para pak ditësh u erdhi banorëve brenda shtëpisë, shkruan Storm.
Ashtu siç edhe pritej, brenda saj ishte vendimi për G Banin.
Ky i fundit u ftua ta lexonte vetë vendimin që gjendej brenda zarfit.
“Si pasoj e sjelljeve tua të përsëritura, vëllai i madh të ka hequr të drejtën të nominosh deri në një vendim tjetër”, shkruante në letrën, e cila duket se e lehtësoi banorin.
Mirëpo, ish-banorja, Arsida nuk ishte e kënaqur me vendimin, pasi sipas saj është dashur të ketë një dënim më të madh për G Banin.



