HomeKulturëZbulim arkeologjik në fshatin Xengë të Divjakës

Zbulim arkeologjik në fshatin Xengë të Divjakës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) kanë zbuluar material arkeologjik, në fshatin Xengë, bashkia Divjakë.

Gjatë verifikimeve në “Kodrën e Ullishtës”, e cila shtrihet në lindje të kishës së Shën Kollit, të fshatit Xengë, u konstatua prania e materialit arkeologjik, kryesisht material ndërtimor, fragmente tullash dhe tjegullash, si edhe fragmente enësh qeramike të përdorimit të përditshëm.

- Advertisement -

Mendohet se, gjetjet datojnë në një hark të gjerë kohor, nga shekulli IV para Krishtit, deri në Mesjetën e Vonë, duke dëshmuar për një përdorim të gjatë dhe rëndësi të vazhdueshme të kësaj zone në periudha të ndryshme historike. Materialet e gjetura dëshmojnë për gjurmë të rëndësishme të aktivitetit njerëzor në këtë zonë dhe sugjerojnë ekzistencën e një vendbanimi ose strukture arkeologjike, i cili meriton studim dhe dokumentim të mëtejshëm.

IKTK bëri të ditur se, gjetjet arkeologjike në fshatin Xengë i kontribuojnë zgjerimit të mëtejshëm të njohurive mbi potencialin arkeologjik të territorit të Divjakës dhe hedhin dritë mbi vazhdimësinë e jetës përgjatë epokave të ndryshme historike. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat