spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:43
HomeSiguriaPoliciaZbulohen detajet e emrave të të arrestuarve në aksionin në Gjakovë

Zbulohen detajet e emrave të të arrestuarve në aksionin në Gjakovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Janë publikuar emrat e katër personave që janë arrestuar sot në Gjakovë, nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të arrestuarit janë: Arben Bakalli, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjakovës, Afërdita Lama, ish-Drejtoreshë e Kadastrës, tashmë në pension, Elida Bejtullahu, urbaniste, Arianit Kupa, zyrtar.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Sinjalit, veprimet e tyre të dyshuara lidhen me procedura të kundërligjshme brenda institucioneve komunale, për çka janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Operacioni është kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me prokurorin e çështjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat