spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:02
HomeSportZbulohen disa arsye se pse trajneri italian po dëshiron ta lë klubin...

Zbulohen disa arsye se pse trajneri italian po dëshiron ta lë klubin mbretëror

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për një kohë të gjatë, Carlo Ancelotti ka qenë i zëshëm sa i përket dëshirës së tij për të vazhduar si trajner i Real Madridit, ani pse e ardhmja e tij në ‘Santiago Bernabeu’ është e dyshimtë.

Tekniku italian është lidhur me një largim të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll tash e sa kohë, por gjithmonë ka qenë i vendosur për të qëndruar në klub deri në përmbushje të kontratës.

- Advertisement -

Sidoqoftë, një raportim i ri nga The Athletic sugjeron se Ancelotti po e konsideron të ardhmen e tij tek Real Madridi.

Raporti përmend disa faktorë të ndryshëm, të cilët po thuhet se kanë ndikim në mendjen e italianit.

- Advertisement -

Ancelotti thuhet se është në dijeni për bisedimet mes Real Madridit dhe Xabi Alonsos për të marrë drejtimin në të ardhmen e afërt.

Ndër të tjerash, besohet se Ancelotti po ndihet i konsumuar nga këto katër vite sa ka qenë në kryë të Real Madridit.

Për më shumë, djali dhe asistenti i tij, Davide Ancelotti, ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Ky vendim, në rast se zbatohet, do të ishte një goditje e madhe për Carlo Ancelottin, ndoshta duke e detyruar të largohet nga Spanja.

Një tjetër arsye ka të bëjë me lajmet që po qarkullojnë mbi të ardhmen e tij, për të cilat Ancelotti dyshon se po i bën dikush nga klubi.

Duke pasur të gjitha këto në mendje mes interesimit nga kombëtarja e Brazilit që është e interesuar për Ancelottin, me gjasë ky do të jetë sezoni i tij i fundit si trajner i madrilenëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat