spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:39
HomeEkonomiZbulohen medikamente kontrabandë të botoksit në vlerë 5 mijë euro

Zbulohen medikamente kontrabandë të botoksit në vlerë 5 mijë euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, më datë 09.09.2025, bazuar në informatat paraprake dhe autorizimet ligjore të parashikuara në Kodin Doganor dhe të Akcizave, kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës.

Gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se brenda tij transportoheshin produkte të padoganuara të llojit “botox” dhe “fillerë” (produkte për përdorim estetik).

- Advertisement -

Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve.

Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara llogaritet të jetë rreth 5,000 €.

- Advertisement -

“Duke marrë parasysh se këto produkte kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut, mungesa e kontrollit adekuat dhe transporti i parregullt i bën ato veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës. Rasti, sipas procedurave ligjore, është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, duke mbrojtur tregun vendor dhe shëndetin e qytetarëve”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat