spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:33
HomeSiguriaPoliciaZbulohen në Bërnjak mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë dinarë të...

Zbulohen në Bërnjak mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë dinarë të padeklaruara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak pasi iu gjetën mbi 11 mijë euro dhe afro 79 mijë dinarë serbë të padeklaruara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndalimi ka ndodhur të dielën, më 27 prill, rreth orës 12:55.

- Advertisement -

Shtetasi serb, që drejtonte një automjet me targa të Serbisë, është ndaluar për kontroll në hyrje të territorit të Kosovës.

“Gjatë kontrollit të përbashkët të realizuar nga zyrtarët policorë kufitarë dhe ata doganorë, janë gjetur 11.300 euro dhe 79.780 dinarë serbë (rreth 678 euro sipas kursit zyrtar), të cilat nuk ishin deklaruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -

Rasti është proceduar më tej për kundërvajtje doganore dhe po trajtohet nga Dogana e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat