Samsung do të organizojë ngjarjen e radhës më 22 janar.
Aty pritet të prezantohen edhe modelet e serisë së S25.
Telefonat në fjalë pritet të jenë Galaxy S25, Galaxy S25+, Galaxy S25 Ultra dhe një Galaxy S25 Slim krejt i ri.
Galaxy S25 dhe S25+ do të jenë goxha të ngjashëm, kurse versioni Plus do të ketë vetëm një ekran dhe bateri më të madhe, ndërsa Ultra do të heqë qoshet me majë dhe do të vijë me një formë më ovale duke ruajtur stilolapsin S dhe specifikimet Ultra.
Slim thuhet se do të vijë me një ekran 6.66 inç, një konfigurim të pasmë të përbërë nga kamera kryesore 200 MP, 50 MP ultra të gjerë dhe 50 MP telefoto. Do të ketë Snapdragon 8 Elite dhe një bateri 5,000 mAh.
Këto veçori tingëllojnë mbresëlënëse për një smartfon kryesor, por siç sugjeron emri, do të jetë një celular më i hollë dhe më i lehtë, me gjasë që nuk do të ketë disa veçori shtesë si karikimi me valë dhe lentet e periskopit për kamerën telefoto.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjitha kanalet e mediave sociale të Samsung.



