Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë kanë ndërmarrë një aksion sot në një fshat të Pejës ku është kapur një sasi e narkotikëve dhe u zbulua një laborator për prodhimin e drogës.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se pritet të ketë edhe arrestime
“Në një fshat të komunës së Pejës është kapur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve. Përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve. Në këtë rast pritet të ketë arrestime. Në vendin e ngjarjes janë njësiti antidrogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitë relevante, bashkë me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë”, tha ai.



