Në një studim të ri të botuar në revistën ‘Research Notes’ të Shoqërisë Amerikane Astronomike, astronomët raportojnë zbulimin e një objekti misterioz që duket të jetë një “kuazi-hënë” ose një asteroid i vogël që orbiton Diellin, por në një hark që e vendos atë pranë planetit tonë për një periudhë të zgjatur kohore.
Megjithëse na ka ndjekur për rreth 60 vjet, objekti nuk është i lidhur gravitacionalisht me Tokën. Brenda 60 viteve të tjera, pritet që të heqë dorë nga akti kuazi-hënë dhe të tërhiqet përsëri në orbitën e tij më të madhe rreth Diellit.
I përcaktuar si 2025 PN7, asteroidi pranë Tokës është një nga të paktat kuazi-hëna që janë zbuluar ndonjëherë, duke ofruar një pamje të mënyrave të çuditshme se si objektet e paqëndrueshme mund të lëvizin nëpër një sistem yjor të ngjeshur.
“Sistemi Diellor është plot me surpriza, kështu që ne vazhdojmë të kërkojmë”, tha për CNN bashkë-autori kryesor i studimit, Carlos de la Fuente Marcos.
“Për afërsinë e Tokës, ekzistenca e 2025 PN7 sugjeron se mund të mos ekzistojë një kufi më i ulët për madhësinë e një kuazi-sateliti”.
Objekti është i vogël, ndërsa dimensionet e sakta janë të vështira për t’u përcaktuar, de la Fuente Marcos dyshon se mund të jetë rreth 98 metra në diametër, megjithëse në studim vlerësohet të jetë aq i vogël sa 62 metra në diametër, vuri në dukje EarthSky.
Sipas de la Fuente Marcos, aktualisht është kuazi-hëna më e vogël e njohur që orbitohet pranë planetit tonë.
Çuditërisht, 2025 PN7 vjen nga një familje objektesh pranë Tokës të quajtura asteroidet Arjuna, të cilat shfaqin orbita të pazakonta të ngjashme me Tokën, pavarësisht faktit se ato në të vërtetë nuk rrotullohen rreth planetit tonë.
I pari prej tyre u zbulua në vitin 1991, duke e bërë 2025 PN7 anëtarin më të ri të njohur të familjes.
Astronomët besojnë se kjo kuazi-hënë e fundit është një asteroid nga rripi kryesor që iu afrua planetit tonë, megjithëse është shumë herët për ta thënë me siguri.