spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeShëndetiZbulohet vrasësi i fshehur!

Zbulohet vrasësi i fshehur!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kërkimet e reja kanë zbuluar një vrasës të fshehur që gjendet në grumbullimin e pllakave në arterie dhe që mund të ndryshojë mënyrën se si mjekët vlerësojnë rrezikun e pacientëve për një atak vdekjeprurës në zemër ose goditje në tru.

Studimi ka vlerësuar se njerëzit që ishin në një gjendje të quajtur aterosklerozë, kishin shumë më shumë gjasa të vdisnin gjatë periudhës 12-vjeçare të studimit sesa ata persona, arteriet e të cilëve ishin të pastra.

- Advertisement -

Studiuesit gjurmuan 5700 persona dhe një nëngrup, ku zbuluan se një rritje në grumbullimin e pllakave e rriti atë rrezik më shumë.

“Të dhënat tona gjatë gjithë kohësdhe në gjithçka që kemi publikuar, thonë se imazhet kanë më shumë fuqi sesa faktorët e rrezikut, por nëse i vendosni të dyja së bashku, ky është mjeti më i fuqishëm”, tha autori kryesor i studimit, Valentin Fuster, drejtor i Spitalit të Zemrës Mount Sinai Fuster në Nju Jork.

- Advertisement -

“E ardhmja, për mendimin tim, është se ne do të bëjmë ultratinguj 3D”.

Siç tregon studimi i ri, monitorimi i grumbullimit të pllakave me kalimin e kohës mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të vdekjes së hershme përtej faktorëve të zakonshëm të rrezikut.

Gjetjet e fundit janë një pikë në mes të një serie studimesh kërkimore mbi rrezikun e vdekjes nga grumbullimi i pllakave të fshehura, të cilën shkencëtarët e quajnë aterosklerozë subklinike.

Koleksioni i kërkimeve synon të dokumentojë se si teknologjia e imazheve mund të përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e aterosklerozës më herët, kur ajo është më e trajtueshme dhe përpara se rreziqet shëndetësore si një atak në zemër, të jenë të pashmangshme.

Mosha mesatare e personave në studim ishte 69 vjeç dhe u përzgjodhën persona pa simptoma të aterosklerozës.

Fuster tha se një studim shoqërues tashmë është duke u zhvilluar duke ndjekur të rinjtë mosha 30 deri në 49 vjeç.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat