spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
20:35
HomeKosovaZgjedhjet 2025Zëdhënësi i LDK-së, Mustafa: Procesi deri më tani ka qenë i rregullt,...

Zëdhënësi i LDK-së, Mustafa: Procesi deri më tani ka qenë i rregullt, dilni dhe votoni

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se sipas informatave që kanë nga terreni procesi zgjedhor ka shkuar mirë deri më tani.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët që ende s’kanë dalë për të votuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në kohën që ka mbetur.

- Advertisement -

Mustafa ka falënderuar qytetarët, “qofshin ata banorë të përhershëm të Kosovës apo bashkatdhetarë nga mërgata”, që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

“Në këto pak orë që kanë mbetur, të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës e për të zgjedhur për katër vjetët e ardhshme për fatin e Kosovës. Nga terreni duket që procesi po ec mirë, është i rregullt në të gjitha komunat e vendvotimet”.

- Advertisement -

Ai i ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në proces të monitorimit e mbarëvajtjes “që të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre pa dallim partie e orientimi”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat