Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’ia arrij të sigurojë raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi nga SHBA-ja, duke shtuar se beson se “Putini ka frikë” nga pasojat.
Në një intervistë për NBC News, presidenti i Ukrainës shpalosi disa nga detajet e takimit të tij dy-orësh me Donald Trump të premten, përfshirë dëshirën e tij për armët pas tre vitesh lufte me Rusinë.
“Është mirë që Presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për sot, nuk tha ‘po’”, tha ai për furnizimin me raketa, si pjesë e një diskutimi që do të transmetohet të dielën.
Ai pranoi se presidenti amerikan ishte i shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm me Rusinë, por Zelenskyy i tha NBC-së,se armët janë një shqetësim i vërtetë për Vladimir Putinin .
“Mendoj se Putini ka frikë se Shtetet e Bashkuara do të na dorëzojnë raketa Tomahawk. Dhe mendoj se ai ka shumë frikë se ne do t’i përdorim ato”, tha ai.
Ndërsa Trump nuk e përjashtoi sigurimin e raketave Tomahawk, ai u duk i ftohtë ndaj kësaj ideje, ndërsa shihte përpara një takimi me presidentin rus në Hungari në javët e ardhshme.
“Rusia duhet t’i japë fund agresionit që filloi dhe që vazhdon ta zgjasë qëllimisht. Ne mbështetemi në presionin e Shteteve të Bashkuara”.
Në një tryezë të rrumbullakët me gazetarët pas takimit, Trump konfirmoi se goditja e objektivave thellë brenda territorit rus do të ishte një “përshkallëzim”.
Ai tha gjithashtu se ngurronte të shfrytëzonte furnizimin e SHBA-së me Tomahawk, duke thënë. “Kam një detyrim gjithashtu të sigurohem që të jemi plotësisht të furnizuar si vend, sepse nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë në luftë dhe në paqe”.
“Do të preferonim shumë më tepër që ata të mos kishin nevojë për Tomahawk. Për të qenë të sinqertë, do të preferonim shumë më tepër që lufta të mbaronte”.