Volodymyr Zelenskyy tha se Uashingtoni duhet të jetë i hapur për të furnizuar Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi.
Deklarata e tij vjen pasi kthimit nga Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, ku nuk arriti të siguronte raketat Tomahawk.
Zelenskyy i bëri komentet duke iu drejtuar samitit të BE-së nga zona e Pokrovskut, pranë vijës së frontit.
Udhëheqësi ukrainas u takua me brigadat që po “udhëhiqnin mbrojtjen” përgjatë asaj pjese të vijës së frontit, pak në veri të Pokrovskut.
“Dëgjova raportet e ushtrisë, diskutova situatën në vijën e frontit dhe nevojat më urgjente, i kushtova shumë vëmendje çështjeve të armëve, shkallëzimit të prodhimit të dronëve, nevojave të brigadave, përvojës së Korpusit të 1-rë të Gardës Kombëtare “Azov” dhe të tjera”, shkroi në një postim në Telegram.
Nga ana tjetër agjencia e lajmeve Reuters raporton se Gjermania po planifikon të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën me rreth 3 miliardë euro.
Buxheti i vitit 2026 më parë kishte ndarë 8.5 miliardë euro për Ukrainën, duke përfshirë edhe mbështetjen ushtarake.
Një burim qeveritar i tha Reuters se ministria e mbrojtjes do ta ngrinte këtë çështje në takimin e fundit parlamentar mbi buxhetin javën e ardhshme.
Gjithashtu raportohet se kancelari Friedrich Merz mbështet planet.
Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në ajër gjatë natës në Rumani pas aktivitetit të dronëve pranë kufirit të përbashkët me Ukrainën.
Gjermania në NATO tha se avionët ishin ngritur në ajër – javë pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia.
“Nuk ndodhi asnjë shkelje e hapësirës ajrore – por ekipet tona, si gjithmonë, ishin gati për të mbrojtur!”, tha misioni i Berlinit në NATO.



