spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:22
HomeEx-BRSSInvazioniZelensky përmend dorëheqjen: Jam gati, nëse Ukrainës i garantohet anëtarësimi në NATO

Zelensky përmend dorëheqjen: Jam gati, nëse Ukrainës i garantohet anëtarësimi në NATO

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai është i gatshëm të jap dorëheqje nga posti i presidentit në emër të paqes dhe anëtarësimit të vendit të tij në NATO.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se kjo temë do të diskutohet në negociatat për ti dhënë fund luftës, por se tha se nuk e di se si “do të përfundojnë” këto diskutime.

- Advertisement -

“Por është e rëndësishme që të gjithë ne të kuptojmë se nuk është një tryezë ku Ukraina është e ftuar”, shtoi ai.

Është Ukraina ajo që “po fton liderët evropianë sepse ne jemi pjesë e Evropës”, tha ai.

- Advertisement -

Ai shton se është e rëndësishme që edhe liderët amerikanë të jenë atje, “sepse ata janë ndihma jonë kryesore në këtë luftë”.

Zelensky thotë se ai është i fokusuar në sigurinë e Ukrainës tani, jo pas 20 vjetësh, duke shtuar se nuk është “ëndrra” e tij të mbetet president për dekada.

Zelensky shpreson se takimi i liderëve të BE-së do të jetë ‘pikë kthese’ dhe se nëse ka mosmarrëveshje, “duket si një familje e pakënaqur”.

“Nuk është lodër, është luftë”, thotë ai. “Ne kemi nevojë për partneritet, kemi nevojë për ndihmë, por nuk mund ta humbim pavarësinë tonë, nuk mund ta humbim dinjitetin tonë”.

Zelensky tha gjithashtu se ai shpreson se takimi i nesërm në Ukrainë me liderët evropianë do të jetë një “pikë kthese”.

Zelensky ka folur edhe për kërkesat e SHBA-së për një pjesë të mineraleve të saj – një “marrëveshje” që Trump tha se do të pasqyronte sasinë e ndihmës që SHBA i kishte ofruar Ukrainës gjatë luftës së saj me Rusinë.

Zelensky më parë i hodhi poshtë kërkesat, por tani thotë se “ne jemi gati të flasim për mineralet” në Amerikë. “Ne jemi gati të ndajmë”, por shton se SHBA duhet ta bëjnë Putinin “t’i japë fund kësaj lufte”.

Ai përsërit se Ukraina ka nevojë për garanci sigurie dhe projekt-marrëveshjet që u janë ofruar deri tani nuk janë ato që duan.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat