spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:22
HomeEx-BRSSInvazioniZelensky: SHBA dhe Ukraina duhet të flasin më shumë, të punojnë më...

Zelensky: SHBA dhe Ukraina duhet të flasin më shumë, të punojnë më shumë dhe të ndalojnë Putinin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, e ku temë kryesore e diskutimit ishte gjetja e një zgjidhje për ndërprerjen e luftës.

Zelensky tha se ata kanë pasur një “bisedë të mirë” dhe se ky “është takimi ynë i parë, jo i fundit”.

- Advertisement -

“Ne duhet të flasim më shumë, të punojmë më shumë dhe të përgatisim një plan për të ndalur Putinin dhe për të përfunduar luftën”, deklaroi ai.

Ai shton se Ukraina është “mirënjohëse” për mbështetjen amerikane.

- Advertisement -

Edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, tha se dyshja kanë pasur “biseda të frytshme” dhe “gjëra për t’u ndjekur” në kohën e duhur.

“SHBA-të duan të arrijnë një paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës”, u tha Vance gazetarëve, por ai nuk detajon se si do të ndodhë kjo.

Ai deklaroi se biseda do të vazhdojë dhe do të “çohet përpara”, por nuk do të shtyhet për detaje të mëtejshme.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat