Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është lajmëruar nga “Capitol Hill, Washington”.
Zemaj ka thënë se siguria globale dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë objektivat kryesore tona.
“Siguria globale dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë objektivat kryesore tona. Miqësia me SHBA-në për Kosovën nuk është thjesht diplomatike, por ka dimensione reale dhe të prekshme. Faleminderit USA”, ka shkruar Zemaj në Facebook.



