spot_img
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
15:35
HomeKulturë“Zemra e Shenjtë e Krishtit” kremton sot 86-vjetorin e meshës së parë

“Zemra e Shenjtë e Krishtit” kremton sot 86-vjetorin e meshës së parë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vigjiljen e Krishtlindjes së vitit 1939, u përurua Kisha e Etërve Jezuitë të Tiranës, kushtuar “Zemrës së Shenjtë të Krishtit”.

Kjo kishë katolike e ritit latin, është e vendosur në rrugën e Kavajës, në perëndim të Sheshit Skënderbej. Ndërtimi i saj kishte nisur që në vitin 1938, me arkitektin Giovanni Santi (1901-1983).

- Advertisement -

Santi ishte një arkitekt italian, i mirënjohur për kishat e tij moderniste në Friuli Venezia Giulia dhe për punën e tij në Tiranë, me porosi të Jezuitëve. Karriera e tij përfshinte konkurse për projekte të rëndësishme fetare, të ndikuara nga tendencat moderniste.

Me përurimin e “Zemra e Shenjtë e Krishtit”, ajo u bë një nga tre kishat katolike të Tiranës në epokën parakomuniste.

- Advertisement -

Me shpalljen e Shqipërisë si vendi i parë në botë ateist, dhe me goditjen ndaj klerit, kisha u transformua, në vitin 1976, në kinoteatrin “Rinia”.  Në strukturën e fasadës u bënë ndërhyrje, për t’iu përshtatur funksionit të ri.

Me rënien e regjimit diktatorial, kishës iu rikthye fasada e mëparshme. Dyert e saj u rihapën për besimtarët në vitin 1991. Në vitin 1997, në këtë kishe u mbajt një meshë përshpirtjeje për humanisten shqiptare, Nënë Terezën. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat