spot_img
E premte, 24 Prill, 2026
10:56
HomeKulturë“Zemra mes këtej dhe andej”, projekti i Jutta Benzenberg kushtuar diasporës

“Zemra mes këtej dhe andej”, projekti i Jutta Benzenberg kushtuar diasporës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Fotografja Jutta Benzenberg ka sjellë një projekt të veçantë në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë, titulluar “Zemra mes këtej dhe andej”.

Projekti trajton përmes syrit e lentes së fotografes, një pjesë të diasporës. Në bashkëpunim me GIZ Albania, Jutta Benzenberg sjell 16 portrete, të shoqëruara me histori, rrëfime dhe udhëtime personale të secilit, duke krijuar një udhëtim mes përkatësisë dhe përvojave të migrimit.

- Advertisement -

Çdo histori vjen si një zë duke lidhur “këtej” dhe “andej” në mënyrë figurative por realiste, ku panelistët ndanë mendime dhe përvoja mbi jetesën në Shqipëri, si edhe mbi procesin e realizimit të këtij projekti dhe lidhjen personale me të, raporton atsh.

Fotografitë, me një objekt shoqërues, simbolizojnë sende me vlerë sentimentale për secilin nga personat e fotografuar, që lidhen me historitë që ata kanë zgjedhur të ndajnë në këtë projekt.

- Advertisement -

Ekspozita “Zemra mes këtej dhe andej” do të jetë e hapur për publikun deri më 24 prill 2026, në COD.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat