spot_img
E diel, 22 Shkurt, 2026
23:13
HomeKosovaZgjedhja e Presidentit / Cakolli: E çuditshme sesi takimet mbahen në zyrën...

Zgjedhja e Presidentit / Cakolli: E çuditshme sesi takimet mbahen në zyrën e kryeministrit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eugen Cakolli, nga KDI, ka thënë se është e çuditshme sesi takimet konsultuese për zgjedhjen e Presidentit mbahen në zyrën e kryeministrit, pasi zgjedhje e Presidentit është çështje e Kuvendit.

Kjo pasi Albin Kurti në zyrën e tij të kryeministrit e priti kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për të diskutuar pikërisht çështjen e Presidentit.

- Advertisement -

Cakollli ka thënë se takimet për çështjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, sepse ky është proces parlamentar dhe kërkon marrëveshje politike mes forcave parlamentare.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Zgjedhja e Presidentit është punë e Kuvendit. Prandaj është pak e ‘çuditshme’ që takimet për këtë temë të mbahen në zyrën e Kryeministrit, sikur të ishte proces i Qeverisë.

Takimet për çështjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, sepse ky është proces parlamentar dhe kërkon marrëveshje politike mes forcave parlamentare. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për raport Kryeministër-opozitë, e aq më pak Kryeministër-deputetë.

Pikërisht për shkak se kërkohet konsensus i gjerë parlamentar prej 2/3 (të paktën në dy raundet e para), koha tashmë është vendimtare. Më së largu deri më 5 mars duhet të arrihet marrëveshje politike dhe të votohet suksesshëm Presidenti; në të kundërtën, hyjmë në një situatë të shkeljes kushtetuese që praktikisht e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Zgjedhja e Presidentit / Kurti njofton për takimin me Hamzën, nesër me Abdixhikun

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat