spot_img
E diel, 22 Shkurt, 2026
23:25
HomeKosovaZgjedhja e Presidentit / Kurti njofton për takimin me Hamzën, nesër me...

Zgjedhja e Presidentit / Kurti njofton për takimin me Hamzën, nesër me Abdixhikun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Siç ka njoftuar Qeveria e Kosovës, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në vend, si dhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

- Advertisement -

Në njoftim thuhet se Kurti do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza. Kryeministri Kurti falënderoi Kryetarin Hamza për bashkëpunimin në Kuvend me rastin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Kryetari Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar. U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm. Kryeministri Kurti nesër do të takojë Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat