spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
23:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025Zgjedhjet Lokale 2025: Këto janë 38 Qendrat e Votimit për votimin me...

Zgjedhjet Lokale 2025: Këto janë 38 Qendrat e Votimit për votimin me kusht

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se për të mundësuar votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, në çdo komunë është caktuar nga një Qendër Votimi.

Pra, më 12 tetor, do të hapen 38 Qendra Votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime.

- Advertisement -

Në Zgjedhjet Lokale votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ.

KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët e kanë emrin në listën votuese, por për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të rregullt.

- Advertisement -

Numërimi i votave me kusht bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat