spot_img
E hënë, 20 Tetor, 2025
01:25
HomeRajoniMaqedonia e VeriutZgjedhjet lokale në RMV / AKI-ja e shpall fitoren në Gostivar, VLEN-i...

Zgjedhjet lokale në RMV / AKI-ja e shpall fitoren në Gostivar, VLEN-i në Çair

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, e ka shpallur fitoren e kësaj partie në komunën e Gostivarit.

Në një konferencë për media, Ademi tha se komunën e Gostivarit e kanë fituar me diferencë të madhe, teksa tha se në Kërçovë dhe në Strugë do të ketë balotazh me VMRO-DPMNE.

- Advertisement -

“Shpallim rezultatet e tjera. Në komunën e Gostivarit pa balotazh që në rundin e parë me një diferencë të thellë. Që sonte, kryetar i ardhshëm i Gostivarit është kandidati i AKI-së, Valbon Limani”.

“Në dy komuna të tjera, në Kërçovë dhe në Strugë, kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt dy kandidatëve të VMRO-DPMNE-së.

- Advertisement -

“Në Kërçovë, Fatmir Dehari shkon në balotazh me Jovanovskin. Ndërsa në Strugë, kandidati i AKI-së shkon në balotazh kundër kandidatit të VMRO-DPMNE-së”, tha ai, njofton Klankosova.

Ndërsa, kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, në konferencën për media teksa e shpalli fitoren për Çair, e falënderoi edhe këshilltaren e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Ardita Sinanin, e cila ishte e pranishme aty.

“Dua të ju falënderoj secilin veç e veç për këtë betejë, por para se të ju falënderoj për fitoren historike, sepse si duket është hera e parë që në Çair deklasohet një kandidat që në rundin e parë”.

“Dua të ju falënderoj për qetësinë për vlerat sepse të gjitha dritat kanë qenë të kthyera nga Çairi ynë dhe ju përgëzoj që ju nuk ratë në provokim. Në bazë të informatave që vijnë, VLEN-i udhëheq në Saraj, në Haraçinë, Tetovë e gjithandej”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat