spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:28
HomeLajmeZgjedhjet në SHBA: Sfidë për Dy Kandidatët dhe për storm•!

Zgjedhjet në SHBA: Sfidë për Dy Kandidatët dhe për storm•!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në këtë garë vendimtare, storm• do të jetë pranë jush thuajse 🔴LIVE, për të sjellë çdo zhvillim në kohë reale dhe në shqip.

Me një përfshirje të drejtpërdrejtë nga të dyja kampet, do t’ju informojmë për çdo hap të procesit zgjedhor, nga votimi deri te rezultatet finale dhe shpallja e fituesit.

- Advertisement -

Mos e humbisni këtë përvojë unike dhe lejoni që vorbulla e storm• t’ju përfshijë në adrenalinën e zgjedhjeve më të rëndësishme në botë!

Do të fillojmë herët të martën dhe do të përfundojmë maratonën herët të mërkurën!

- Advertisement -

storm•, në analizën e tij të matjeve të derisotme, ka vënë re një ndryshim të rëndësishëm nga zgjedhjet e kaluara në SHBA.

Ndryshe nga herët e tjera kur vetëm tre shtete përcaktonin fituesin, këtë herë janë shtatë shtete të luhatshme, të quajtura “swing states”, që mund të kenë një rol vendimtar, pavarësisht se nuk kanë shumë vota elektorale.

Këtë vit, shtatë shtetet kryesore të luhatshme që mund të përcaktojnë fituesin e presidencës në SHBA janë:
1. Arizona – 11 vota elektorale
2. Georgia – 16 vota elektorale
3. Michigan – 15 vota elektorale
4. Nevada – 6 vota elektorale
5. Karolina e Veriut – 16 vota elektorale
6. Pennsylvania – 19 vota elektorale
7. Wisconsin – 10 vota elektorale

Këto shtete “swing” kanë një përzierje të votuesve demokratë dhe republikanë dhe mund të ndryshojnë balancën e fitores, edhe pse kanë më pak vota elektorale sesa shtetet më të mëdha si Kalifornia apo Teksasi.

Ndërkohë, shtetet me numrin më të madh të votave elektorale janë: Kalifornia me 54 vota, Teksasi me 40 vota elektorale, Florida me 30 vota dhe Nju Jorku me 28 vota. Këto shtete të mëdha mund të ndikojnë fuqishëm, por betejat e vërteta do të zhvillohen në shtetet e luhatshme që do të vendosin fitoren.

Në të kaluarën, tri shtetet kryesore të luhatshme që shpesh kanë përcaktuar fituesin në zgjedhjet presidenciale amerikane kanë qenë:

1. Florida – Një shtet shumë i rëndësishëm me një numër të madh votash elektorale dhe një histori zgjedhjesh shumë të ngushta.
2. Ohio – Njihet për rëndësinë e tij si një shtet që shpesh reflekton rezultatin kombëtar; historikisht, kandidati që fiton Ohion shpesh fiton edhe presidencën.
3. Pennsylvania – Një tjetër shtet kyç në zgjedhje, veçanërisht për shkak të ndryshimeve demografike dhe politike që mund të japin përparësi për secilën palë.

Këto shtete kanë luajtur shpesh rolin e vendosësit për shkak të balancës mes votuesve republikanë dhe demokratë dhe numrit relativisht të lartë të votave elektorale që ato mbartin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat