Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy prindër kanë raportuar zhdukjen e fëmijëve të tyre, një djalë dhe një vajzë, në qytetin e Mitrovicës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, të dy fëmijët janë larguar nga shtëpitë dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tyre.
- Advertisement -
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është në hetime”, thotë Policia.



