Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm, ka njoftuar për një raste të zhdukjes që ka ndodhur në Rahovec.
Në raport thuhet se një person ka njoftuar se vajza e tij femër është larguar nga shtëpia dhe se më nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“PERSON I ZHDUKUR – Rr. Xhelal Hajda, Rahovec / 13.01.2025 – 14:00. Ankuesi mashkull m/k, ka njoftuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



