spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:40
HomeKulturëZhdukja me forcë e foshnjave në Kampin e Valiasit, të dhëna që...

Zhdukja me forcë e foshnjave në Kampin e Valiasit, të dhëna që tronditin publikun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të 23 Gushtit, ditës së kujtesës së viktimave të regjimeve totalitare, Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka përkujtuar viktimat e kampit të Valiasit, që ndodhej në periferi të Tiranës, pranë Kamzës.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula ka bërë publike disa të dhëna të siguruara pikërisht në dosjet e ish-Sigurimit, ku pranohet jo vetëm termi kamp përqendrimi për Valiasin, por ku bëhen publike edhe disa të dhëna, për kushtet e jetesës dhe sëmundjeve të atyre që vuanin dënimin në këtë kamp.

- Advertisement -

“Dokumentet tregojnë se kampi i Valiasit është ngritur në vitin 1945 si kamp për robërit e luftës, pra për okupatorin. Në vitin 1950 ky kamp arriti kulmin me 800 të internuar, prej të cilëve një në dy ishte fëmijë, ose foshnjë e që megjithëse si shifër kapin numrin e një shkolle, nuk patën mundësi të shkojnë në shkollë, por u rritën mes urisë, sëmundjeve dhe frikës. Aty kishte vetëm një pus me ujë të turbullt dhe të dënuarit vuanin nga dizanteria, dhe tregojnë për kasolle balte e fëmijë që humbën jetën”, tha Sula.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Ethem Fezollari, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, por edhe ish-dëshmitar dhe i mbijetuar i kampit duke sjellë të dhëna të dhimbshme sa i takon fëmijëve që çoheshin në këtë kamp dhe zhdukjes së tyre.

- Advertisement -

“Unë jam dëshmitar okular që kam vuajtur 3 vjet e gjysmë në kampin e Valiasit e Kodër Kamzës. Kam qenë rreth 6 vjeç dhe I mbaj mend shumë mirë gjërat. Ajo që është më ekstremja atje vinin gratë shtatzëna dhe gra më fëmijë, 1 muajsh, 3 muajsh, 6 muajsh dhe unë di njerëz, di disa familje që fëmijët e tyre jua merrnin me forcë, i shkëpusnin nga nëna dhe I zhduknin dhe unë nuk mendoj kurrë se këta fëmijë janë vrarë, por unë mendoj se këta fëmijë janë tjetërsuar dhe sot mund të ketë në territorin shqiptar, nga këta njerëz që u rritën pa nënë e baba, që I rriti partia dhe që në emër të partisë këta fëmijë u kthyen nga fëmijë të viktimave në kundërshtarë të tyre”, tha Fezollari, shkruan BalkanWeb.

Në këtë aktivitet u shfaq edhe një dokumentar i Autoritetit të Dosjeve, që solli bashkë dëshmi e dokumente duke hedhur dritë, mbi ngjarjet pak të njohura të kampit të Valiasit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat