Është riaktualizuar kërkesa e banorëve të Zhegrës për t`u bërë komunë më vete. Këtë kërkesë këshilli organizativ po e arsyeton me përmbushjen e kritereve kryesore në bazë të të cilave mund të funksionojë një komunë.
Anëtar të këshillit iniciues me pëlqimin e banorëve lokalë të Zhegrës dhe fshatrave përreth e kanë riaktualizuar kërkesën për krijimin e Komunës së Zhegrës. Ata thonë se krijimi i kësaj Komune do të krijonte lehtësime dhe do të ofronte shërbime për banorët e këtushëm.
“Të gjitha këto takime që i kemi pas në Zhegër qytetarët shfaqin pakënaqësi nga se shërbimet duhet ti realizojnë apo ti kryejnë në Gjilan a jo këtu edhe pse të gjitha kushtet janë për ato shërbime dhe Zhegra të formohet Komunë”, tha Sabri Kadriu, anëtari i këshillit iniciues.
“Zhegra i plotëson të gjitha kushtet për të qenë komunë sepse nga përvoja ime edhe nga perëndimi edhe këtu me standarde të Bashkimit Evropian edhe në perëndim kemi komuna më të vogla se 15 mijë banorë edhe në Kosovë në vendin tonë kemi komuna m e 500 banorë kështu që të gjitha kriteret Zhegra i plotëson”, tha Isa Agushi, anëtar i këshillit iniciues, raporton transmetuesi publik.
Krijimi i Komunës së Zhegrës do të ishte hap i rëndësishëm dhe i arsyeshëm, e nuk do të ishte privilegj për banorët e Zhegrës, do të ishte lehtësim i kushteve bashkëkohore.
“Unë mendoj së të gjitha nivelet si ato të nivelit ndërkombëtar dhe kombëtar Zhegra i plotëson”, shtoi Kadriu.
“Zhegra patjetër duhet të bëhet komunë që ta ketë një zhvillim më të mirë, qytetarët të kenë mirëqenie më të mirë sepse e kemi komunën amë larg 12 km nga këtu që qytetarët mund me i krye të gjitha punët këtu në Zhegër”, nënvizoi Agushi.
Anëtarët e këshillit iniciues riaktualizimin për Komunën e Zhegrës e konsiderojnë të nevojshëm për banorët e Zhegrës.



