spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:49
HomeSportZhegrova dhe Ramadani mbyllin ndeshjen me barazim

Zhegrova dhe Ramadani mbyllin ndeshjen me barazim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një gabim i kushtoi shtrenjtë Juventusit, pasi humbi një performancë të mirë dhe u ndal në barazim1-1 nga Lecce, e cila shfrytëzoi lojën e saj mbrojtëse në stadiumin “Alianz” të bardhezinjëve.

Ndryshimi taktik i Spallettit dhe kalimi në formacionin 4-2-3-1 i çoi Verdhekuqtë në një situatë të vështirë, por Zonja e Vjetër nuk mundi ta zgjidhte situatën dhe u ndëshkua për gabimin e tyre të pare.

- Advertisement -

Cambiaso, në fakt, i dha Bandës mundësinë për të shënuar, ishte minuta e 46-të e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, McKennie barazoi menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën 49-të dhe filloi rrethimin e Bardhezinjëve që e mbyllën në gjysmëfushën e tyre Leccen, madje në zonën e rreptësisë.

- Advertisement -

Ndërkohë më pas Juventusi pati shansin për të kaluar në avantazh me një penallti, që e humbi David, përballë Falcones që bëri mrekullinë në minutën e 64-t.

Një sulm i fundit me pesë lojtarë të Juventusin në zonën e rreptësisë kundërshtare, por ishte i kotë.

Deri në fërshëllimën përfundimtare Lecce arriti të mbajë në barazim Juventusin i cili tashmë rrezikon të mbetet jashtë 4 vende të para pas kësaj jave.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat