spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:45
HomeSportZhegrova edhe më afër kalimit në Juventus

Zhegrova edhe më afër kalimit në Juventus

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me pasaportën shqiptare në “xhep”, Edon Zhegrova është gjithnjë e më pranë transferimit në Serie A, i vetmi vend ku nuk zë vendin e ekstrakomunitarit, kjo pasi FSHF dhe FIGC, dy federatat e futbollit, arritën një akord shumë të rëndësishëm pak kohë më parë.

Ky është një detaj shumë i rëndësishëm, që ka ndezur edhe një herë opsionin për një kalimin të Zhegrovës tek Juventus.

- Advertisement -

“Zonja e Vjetër” ndjek prej kohësh sulmuesin e Lille, me palët që pritet të nisin edhe një herë negociatat.

Ekipi francez vlerëson kartonin e Zhegrovës me 20 milionë euro, shifër që sigurisht Juve nuk preferon ta paguajë kesh dhe menjëherë.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Juve ka gjetur prej kohësh akordin me lojtarin, me përfaqësuesit e sulmuesit dardan që kanë pranuar ofertën prej 2,5 milionë euro në sezon dhe një kontratë 4-vjeçare.

Lajmi tjetër pozitiv është fakti që Zhegrova ka lënë pas dëmtimin e rëndë të pësuar që e la jashtë fushës së lojës që nga janari.

Zhegrova ishte i pranishëm në bankinë në sfidën e parë në Ligue 1 kundër Monaco.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat