spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeSportZhegrova kalon te Zonja e Vjetër

Zhegrova kalon te Zonja e Vjetër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë.

Zhegrova pritet ta vazhdoj karrierën në Serie A, pasi eksperti italian i transferimeve Nikolo Shira raporton se palët kanë arritur një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në vit plus bonuse.

- Advertisement -

Sipas Shiras, “Bianconerët” tani po e detyrojnë Lillen ta pranoj ofertën e tyre, duke pasur parasysh se kontrata e lojtarit po skadon dhe ai tashmë ka njoftuar vendimin e tij për të mos rinovuar me klubin francez.

“Edon Zhegrova i ka dhënë mundësinë e tij Juventusit për një kontratë deri në vitin 2030 (2,5 milionë euro/vit + bonuse). Juventusi tani po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Lille. Kontrata e Zhegrovës skadon në qershor 2026 dhe ai tashmë i ka njoftuar LOSC vendimin e tij për të mos e zgjatur”, ka shkruar Shira.

- Advertisement -

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes klubeve mund të jetë midis 18 dhe 20 milionë eurove.

26-vjeçari prej janarit të vitit 2022 është pjesë e Lilles, kur iu bashkua nga Baseli dhe në 80 paraqitje në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asistime.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat