spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:41
HomeSportZhegrova mund ta pasurojë Lillen me 30 milionë euro

Zhegrova mund ta pasurojë Lillen me 30 milionë euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Edon Zhegrova do të largohet gjithsesi nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli kosovar e ka mbyllur tashmë eksperiencën me klubin francez, ndonëse ka ende kontratë me të.

- Advertisement -

Ai dëshiron ta provojë një eksperiencë të re dhe klubet italiane janë ato që kanë shprehur më së shumti interesim për të.

Krahas Napolit, lojtarin e pëlqejnë edhe Milani dhe Atalanta, shkruan “Gazeta Express”.

- Advertisement -

Dhe, sipas mediave franceze, Lille mund t’i përfitojë deri në 30 milionë euro nga shitja e përfaqësuesit kosovar.

Dhe, klubi nga Ligue 1 e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e anësorit ofanziv.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofanziv, Marius Sivertsen Broholm, i cili aktualisht është pjesë e Rosenborgut.

Ylli kosovar nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në vitin 2025 shkaku i një lëndimi që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar.

26-vjeçari i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat duke i realizuar 8 gola dhe duke i bërë 2 asistime.

Ai ishte në formë jetësore në pjesën e parë të sezonit, por lëndimi i çuditshëm dhe i pazakontë ia humbi pjesën e dytë të sezonit.

Sidoqoftë, Zhegrova, i cili luajti ditë më parë në ndeshjen e yjeve në Kosovë, synon të jetë protagonist në sezonin 2025/26 në cilindo ekip që transferohet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat